Dikush në Komunën e Prizrenit është analfabet me letra

  • 22 September 2018 - 15:09
Dikush në Komunën e Prizrenit është analfabet me letra

Kushdo që merret me tekstin që publikohet në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit, ka probleme të mëdha sa i përket gjuhës shqipe.

Në faqen e Komunës së Prizrenit, janë gjetur dhjetëra gabime gramatikore e logjike.

Tek vegëza ku mund të mësoni sipërfaqen e Komunës së Prizrenit, pak kuptohet se çka ka dashur të tregojë autori i shkrimit.

“Prizreni me së shpeshti quhet: Ana e Prizrenit, bazeni i Prizrenit ose Rrafshi i Dukagjinit. Kufizohet me Komunat e Gakovës, Rahovedt, Suharekë, Shtërpces dhe Dragashit si dhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë” shkruan aty.

E pos gabimeve gramatikore, ka edhe logjike, si për shembull:

“Për këtë arsye rafshi i Prizrenit gjendet në lartësi mbidetare rreth 400 metra dhe disa maje të Sharrit kalojnë lartësinë 2000 m të lartësis mbidetare. Klima e qytetit është jashtëzakonisht e Ilojllojshme”.

Shikojeni edhe vet:

Image

(Kosova Sot)