Ish-deputeti i Kuvendit i Kosovës: Thaçi paguan 3 milionë euro një kompani, për të lobuar për ndarjen e Kosovës

  • 22 September 2018 - 15:55
Ish-deputeti i Kuvendit i Kosovës: Thaçi paguan 3 milionë euro një kompani, për të lobuar për ndarjen e Kosovës

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali ka deklaruar se sipas një informate që e ka ai nga një diplomat i huaj, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të paguaj 3 milionë euro për të lobuar për ndarjen e Kosovës, ose sic e quan ai korrigjimin e kufirit me Serbinë

Sipas tij, Presidenti i Kosovës, për idenë e tij për shkëmbim territoresh ka kontaktuar me firmën lobuese “Tony Blair Associates”.

E i gjithë pazari për këtë çështje, Tali po thotë se sillet rreth 3 milionë euro.

Ky është postimi i tij i plotë:

Miq, shihni sa i pa ftyrë është Thaçi.

Sipas një informate të sigurtë, që e kam nga një diplomat i huaj, Thaçi ka kontaktuar me firmën lobuese “Tony Blair Associates” për të lobuar për ndarjen e Kosovës.

Pazari i këtij muhabeti është 3 mil euro.

Po e publikojë me qëllim që të digjet paraprakisht kjo iniciativë e ultë e Thaçit.

(Kosova Sot)