Si mund të zbulohen veteranët e rrejshëm?- flet ish-komandanti i UÇK-së

  • 22 September 2018 - 18:08
Si mund të zbulohen veteranët e rrejshëm?- flet ish-komandanti i UÇK-së

Ish komandanti i UÇK-së, Shefik Abdullahu ka komentuar skandalin e fundit me listat e fryra të veteranëve, duke dhënë një ide si mund të gjendet numri i saktë i veteranëve.

Në një postim në Facebook, Abdullahu ka shkruar se një gjë e tillë nuk është aq e vështirë, por se po mungon vullneti dhe sinqeriteti politik e institucional.

Më poshtë postimi i ish-komandantit:

Kaloj një kohë e gjatë duke u përplasur qështja e numrit të sakt të veteranëve të UÇK-së në media dhe emisione televizive!!! Konsideroj se zgjidhëja e problemit në fjalë nuk është aq e vështirë por po mungon vullneti dhe sinqeriteti politik dhe institucional, që kjo qështje të mbyllet drejtë dhe dinjëtetshëm. Kur pëfundoj lufta, filloj administrimi civilo-ushtarak ndërkombëtar (UNMIK-KFOR) dhe u kërkua demilitarizimi dhe transformimi i UÇK-së në TMK ku zgjati tre muaj…

Në atë periudh tre mujorëshe u caktova përfaqësues i SHPUÇK-së dhe KFOR caktoj përfaqësiesit e vet dhe me sukses arritëm të sjellim raport te organet e larta politike vendore dhe ndërkombëtare dhe u arritë marrëveshëja për tramformim nga UÇK në TMK-së…

Gjatë kësaj periudhe të transformimit bashk me KFOR-në dhe IOM-në fillimishtë u regjistruan numri faktik dhe aktiv i pjesëtarëve të UÇK-së dhe u pajisen me kartela identifikimi në të gjitha zonat, njësitë varëse dhe SHP i UÇK-së, ku sa më kujtohet ishin afërsishtë 17000 pjesëtar… është evidenca në KFOR, IOM dhe SHPTMK…!
Tani zgidhëja e problemit aktual konsoderoj fillon keshtu; Pjesëtarët të cilët janë regjistruar dhe pajisur me katela identifikimi dhe janë në listën e lartëcekur, faktikishtë janë pjestarë të UÇK-së dhe me automatizëm nga ky numer dalin se këta janë veteran të verifikuar…

Të tjerët të cilët kanë aplikuar dhe i ka miratuar Komisioni i përcaktuar nga Qeveria e Kosovës, të verifikoj Prokuroria dhe të vendos Gjykata përkatëse e Kosovës bazuar në ligjin për veteranet dhe kjo qështje mbyllet besoj mirë dhe drejtë.
Konsideroj se kështu do zgjidhet qështja e problemit aktual të lartëcekur. 

 

 

(Kosova Sot)