Numër një:Gruaja që po mund gjithë burrat në politikën e Kosovës

  • 22 September 2018 - 18:55
Numër një:Gruaja që po mund gjithë burrat në politikën e Kosovës

Sipas një sondazhi të bërë së fundi, del se deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani është politikania me mbështetjen më të madhe të qytetarëve në Kosovë.

Sipas këtij sondazhi, ajo ka mbështetjen e 20.8% të qytetarëve duke lënë prapa gjithë liderët e partive politike në Kosovë dhe duke u renditur e para në nivel vendi. Në vendin e dytë pas deputetes Vjosa Osmani radhitet lideri i VV-së Albin Kurti me 20%.

Deputetja Osmani është gruaja më e votuar në Kuvendin e Kosovës për të dytën herë radhazi. Ajo është e vetmja politikane në këtë sondazh e cila nuk është lidere partiake dhe e cila nuk mbanë asnjë pozitë të rëndësishme në partinë e saj LDK.

 

(Kosova Sot)