Iran, masakër në paradën e gardës revolucionare (Video)

  • 22 September 2018 - 19:21
Iran, masakër në paradën e gardës revolucionare (Video)

Parada e Gardës Revolucionare që do të tregonte fuqinë e Iranit është kthyer në një masakër. Një grup i armatosur ka hyrë në veprim duke vrarë 25 persona, ushtarakë dhe civilë. Në reagimin e tij, Teherani zyrtar ka fajësuar vendet fqinje dhe padronët amerikanë, që sponsorizojnë terrorizmin.

Agjencia e lajmeve “Fars” ka bërë me dije se ngjarja ndodhi në 9, me orën lokale, rreth 7 e 30 të mëngjesit me orën tonë dhe se autorët ishin të veshur me uniforma ushtarake.

Fillimisht ata hapën zjarr ndaj civilëve dhe më pas u përpoqën të qëllonin ndaj oficerëve të lartë të mbledhur në podium për të ndjekur paradën. Thuajse gjysma e viktimave ishin anëtarë të Gardës Revolucionare Iraniane.

Duke reaguar, presidenti Hasan Ruhani ka premtuar një përgjigje të ashpër ndaj përgjegjësve.

“Përgjigja e Republikës Islamike edhe ndaj kërcënimit më të vogël do të jetë e ashpër, por përgjegjësi do të mbajnë edhe ata që sponsorizojnë terrorizmin”, ka deklaruar Ruhani.

(Kosova Sot)