Assange i ofrohet post diplomatik

  • 22 September 2018 - 21:45
Assange i ofrohet post diplomatik

Presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno ka kërkuar ndihmë nga Moska për të zgjidhur çështjen e Julian Assange që ka mbetur i ngujuar për 6 vite në ambasadën e Ekuadorit për t’iu shmangur arrestimit nga autoritetet britanike.

Me 19 dhjetor të vitit të kaluar Ekuadori ka aprovuar një përcaktim të ri për Assange që ai të mund të inkuadrohet në ambasadën e Ekuadorit në Rusi. Kështu ka zbuluar Reuters. 

“Përcaktimi special” i referohet të drejtës së presidentit të Ekuadorit për të emëruar aleatë politikë në një numër të posteve diplomatike, edhe nëse ata nuk janë diplomatë me karrierë. Por zyra e jashtme e Britanisë së Madhe me 21 dhjetor ka thënë se nuk do ta pranojë Assange si diplomat, dhe se nuk konsideronte se Assange kishte të drejtë të ndonjë privilegji apo imuniteti sipas Konventës së Vienës”. 

Ekuadori braktisi këtë vendim pak kohë pas kësaj. Autoritetet britanike kishin deklaruar se do ta arrestonin Assange sapo ai të largohet nga ambasada, duke nënkuptuar se ai duhet të akreditohet si diplomat në mënyrë që të udhëtojë drejt Moskës.

 

 

(Kosova Sot)