Rojet e burgut gjejnë 18 milion dollarë kokainë në bananet e dhuruara (Video)

  • 22 September 2018 - 23:18
Rojet e burgut gjejnë 18 milion dollarë kokainë në bananet e dhuruara (Video)

Një sasi rekord kokaine është kapur të premten në SHBA. Dy oficerë të Departamentit të Drejtësisë Penale të Teksasit kanë zbuluar 18 milionë dollarë kokainë në qytetin e Freeportit që ndodhet në gjirin e Meksikës, të fshehur në një ngarkesë me banane.

Sipas mediave amerikane ngarkesa e bananeve kishte si destinacion Departamentin e Burgjeve, ku një biznes i Freeport kishte ofruar dy paleta me banane si një donacion për Njësinë Scott. Bananet u dhuruan për shkak se ishin të pjekura.

"Metodat e trafikantëve të drogës janë gjithnjë në ndryshim" , tha zëdhënësi i Departamentit të Drejtësisë Penale të Teksasit, Jeremy Desel.

 

 

(Kosova Sot)