Kosovarët kanë krijuar varshmëri nga prodhimet serbe

  • 23 September 2018 - 10:51
Kosovarët kanë krijuar varshmëri  nga prodhimet serbe

Të anketuarit thonë se ka një lloj varshmërie, por duhet që institucionet tona urgjentisht të ndihmojnë prodhimet vendore dhe të hiqen të gjitha taksat mes Kosovës dhe Shqipërisë

 

 

Berzat Berzati shprehet se për fat të keq qytetarët kanë krijuar një varshmëri. “Duhet me çdo kusht të punohet që të konsumohen prodhimet tona të shëndetshme”.


Arben Krasniqi mendon se duhet që institucionet tona urgjentisht të ndihmojnë prodhimet vendore. “Të hiqen të gjitha taksat mes Kosovës dhe Shqipërisë”.


Diellza Salihu thotë se ktë varshmëri duhet ta luftojmë me të gjitha mjetet institucionale dhe me vetëdijen tonë të plotë. “Prodhuesit vendor të ndihmohen dhe ushqimi të jetë i kosovarëve”.

 
Ramdan Halili thekson se duhet të jemi të vetëdijshëm që këtë lloj varshmërie qytetarët e kanë krijuar në mungesë të prodhimeve vendore dhe duhet sa më parë të orientohemi në prodhimet tona.

 

(Kosova Sot)