ANKETA:Thaçi po realizon skenarin serb për ndarjen e Kosovës (Foto)

  • 23 September 2018 - 10:58
ANKETA:Thaçi po realizon skenarin serb për ndarjen e Kosovës (Foto)

Dialogu me Serbinë ka shfaqur fytyrën e vërtetë të presidentit të vendit, i cili me idetë e tij të çuditshme për korrigjim të kufijve po punon për interesa të Serbisë e jo të Kosovës. Kështu mendojnë shumica e të anketuarve nga gazeta “Kosova Sot”.

Çështja e korrigjimit të kufijve ka nxitur debate të nxehta në Kosovë, të cilin politika, shoqëria civile dhe qytetarët nuk e shohin ndryshe pos si një përpjekje për ndarje të Kosovës dhe për t’i hapur rrugën Serbisë që sa më shpejt të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Në një anketë të zhvilluar këtyre ditëve, qytetarët janë pyetur nga gazeta “Kosova Sot” se a po punon Hashim Thaçi sipas skenarit serb për ndarjen e Kosovës dhe 82.9 për qind e tyre janë shprehur me “po” dhe vetëm 17. 1 për qind e tyre janë shprehur kundër.

Përgjigja e qytetarëve më së miri tregon për rrezikun që i kanoset Kosovës në ndarjen e territorit sovran.

 

Image

 

(Kosova Sot)