Tahiri: Veriu dhe Lugina toka shqiptare, s’mund të shkëmbehen

  • 23 September 2018 - 13:05
Tahiri: Veriu dhe Lugina toka shqiptare, s’mund të shkëmbehen

Ish-Shefja e Ekipit të Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Veriu dhe Lugina e Preshevës s’mund të shkëmbehen. Ka argumentuar se këto dy pjesë janë toka shqiptare.

“Edhe veriu i Kosoves edhe Lugina e Presheves jane toka shqiptare, nuk mund te shkëmbehen”, ka shkruar Tahiri, në Fb.

Ajo ka parashikuar se bashkimi i shqiptarëve do të ndodhë vetëm nëse Kosova dhe Serbia bëhen shtete të forta me ekonomi të zhvilluar e sundim të ligjit.

“Shqiptaret behen krejt me nje shtet, kur forcojme ekonomine dhe sundimin e ligjit, dhe jo duke dhene toka shqiptare”, ka shtuar ajo.

Reagimet e Tahirit vijnë në kohën kur Presidenti Hashim Thaçi ka nisur idenë e ndryshimit dhe korrigjimit të kufijve. Shumëkush këtë ide po e sheh si pikënisje për shkëmbim territoresh.

Për shkak të kësaj ideje, një parti opozitare, Vetëvendosje, ka paralajmëruar protesta më 29 shtator, me sloganin se një njeri s’duhet t’i nënshtrohemi.

Korrigjimin e kufijve e kanë përkrahur deri më tash administrata e Presidentit Trump dhe disa vende tjera. Por, krejtësisht kundër kanë dalë Gjermania dhe Britania e Madhe.

 

 

(Kosova Sot)