Kamatat e larta mbështesin për muri bizneset

  • 01 September 2015 - 07:40
Kamatat e larta mbështesin për muri bizneset

Shumë kompani falimentojnë, sepse nuk u rezistojnë normave të larta të interesit 

Abazi: Korrupsioni, kontrabanda, monopolet, konkurrenca e pandershme, faktorë dominues në falimentimin e bizneseve

"Ndonëse ka pasur rënie të kamatave, prapëseprapë, krahasuar me vendet e rajonit, në Kosovë është bërë gati e pamundur që të bëhet biznes, për shkak të normave të larta të interesit në kredi dhe problemeve me sundim të ligjit", thotë kreu i AKB-së, Agim Shahini

Të dhënat zyrtare të BQK-së flasin se janë mbi 2 miliardë euro, apo mbi 6 për qind llogaritet rritja vjetore e nivelit të përgjithshëm të marrjes së kredive në Kosovë. Kreditë për biznese kanë arritur vlerën në mbi 1.3 miliardë euro, kurse kreditë për ekonomi familjare mbi 660 milionë euro. Sipas ekspertëve të ekonomisë, normat e larta të kredive po i mbështesin për muri bizneset, të cilat duan të rriten, me qëllim të rritjes së punësimit, dhe detyrohen patjetër të marrin kredi. Kreu i AKB-së, Agim Shahini, thotë se njëri nga shkaktarët kryesor për falimentimin e bizneseve, por edhe afarizmit të dobët të tyre, janë kamatat e larta në banka dhe OJQtë mikrofinanciare."Ndonëse ka pasur rënie të kamatave, prapëseprapë, krahasuar me vendet e rajonit, në Kosovë është bërë gati e pamundur që të bëhet biznes për shkak të normave të larta të interesit në kredi dhe problemeve me sundim të ligjit", shprehet Shahini. Sipas Shahinit, pa liberalizimin e tregut të bankave, ku do t'i ofroheshin bizneseve kredi siç jepen në krejt Evropën, nuk mund të pritet zhvillim të ekonomisë kosovare. Sipas Shahinit, vetëm më 2014 janë mbyllur afro 6 mijë biznese, kurse një pjesë e madhe e tyre kanë falimentuar falë afarizmit të dobët, por edhe të kamatave të larta në banka dhe OJQ-të mikrofinanciare... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)