Vritet një person në Deçan

  • 23 September 2018 - 13:55
 Vritet një person në Deçan

Pak minuta pas orës 11:00, sot, ka ndodhur një vrasje me armë zjarri në qytetin e Deçanit. Media mëson se bëhet fjalë për viktimën mashkull me inicialet, A.T. Për këtë vrasje është arrestuar i dyshuari kryesor me inicialet, Sh.G.

Zyrtari për informim në Policinë e Pejes, Driton Rugova e ka konfirmuar rastin.

“Rreth orës 11:10, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në Deçan. Viktima është dërguar në Spital por sipas ekipit mjekësor i njejti ka ardhur pa shenja jete”, tha Rugova.

Rugova shtoi se i dyshuari kryesor për këtë vrasje tashmë ndodhet në prangat e policisë.

 

 

(Kosova Sot)