I riu nga Deçani u vra në vendin e punës

  • 23 September 2018 - 14:53
I riu nga Deçani u vra në vendin e punës

A.T 29-vjeç nga fshati Llukë e Ulët i Deçanit, ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri. Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se autor i vrasjes është djali i pronarit të Kompanisë “Gogaj-ag” po në këtë qytet ku viktima punonte. Policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor, bëhet fjalë për Sh.G.

Rasti ka ndodhur sot në orën 11:10 përderisa ende nuk dihen motivet. Policia ka konfirmuar se viktima fillimisht ishte plagosur rëndë dhe në Spitalin e Pejës kishte arritur pa shenja jete.

Sipas njoftimit që faqja “Deçani Sot” ka publikuar në facebook thuhet se gjithçka ishte aksidentale. Megjithatë ky informacion mbetet i pakonfirmuar nga policia.

Policia ka thënë se shumë shpejt do të dalë me një komunikatë ku rasti do të sqarohet në detaje...

 

(Kosova Sot)