Nga nesër termometri "ngrin"... tregoni kujdes, era do të kapë shpejtësi skëterrë!

  • 23 September 2018 - 18:38
Nga nesër termometri

Tashmë zyrtarisht në Shqipëri stina e nxehtë do të largohet për t’i lënë vendin vjeshtës, temperaturave të ulëta dhe shirave.

Meteoalb paralajmëron se duke nisur që nga mbrëmja e ditës së hënë temperaturat do të bien në mënyrë drastike, kësisoj ideja për të mbajtur diçka trë trashë për të veshur nuk është pa vend.

Por Meteolb paralajmëron se përveçse uljes drastike të temperaturave apo reshjeve të shiut, pritet që në disa zonat të Shqipërisë, era të ketë një shpejtësi mjaft të lartë.

Për më tepër lexoni postimin e Meteoalb në rrjetin social:

TEMPERATURAT do te ulen ne menyre te theksuar gjate mbremjes se te henes dhe vijojne te marte, te merkure dhe te enjte ku ne zona te thella malore termometri do te zbrese edhe ne 0 grade C. E premtja dhe ne vijim sjellin serisht rritje te vlerave termike.

PROBLEMATIKE paraqitet shpejtesia e eres vone pasditen e se henes dhe ne vijim gjate nates dhe dites se marte dhe pjeserisht te merkuren. Shpejtesite maksimale te eres, ne zona te vecanta do arrijne mbi 80 km/h; kryesisht ne Veriperendim dhe luginen e lumit Drin.

 

(Kosova Sot)