Për herë të parë në histori xhirohet gjirafa e bardhë (Video)

  • 23 September 2018 - 18:43
Për herë të parë në histori xhirohet gjirafa e bardhë (Video)

Xhirimi i rrallë është bërë nga punëtorët e një rezervati në Keni, pasi banorët lokalë i njoftuan për këto kafshë.

Gjirafat e bardha janë shumë të rralla dhe ato janë xhiruar për herë në shtetin afrikan, më saktë në rezervatin Ishaqbini Hirola.

Në xhirim shihet nëna dhe një gjirafë e vogël, e cila vuan nga një gjendje gjenetike si pasojë e së cilës nuk mund të marrë pigmentet e zakonshme.

Kjo është hera e parë në histori që xhirohet ndonjë gjirafë e bardhë.

 

(Kosova Sot)