Ky është 29-vjeçari i vrarë sot në Deçan

  • 23 September 2018 - 19:58
Ky është 29-vjeçari i vrarë sot në Deçan

Sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një vrasje ku i vrarë ka mbetur 29 vjeçari, Agonis Tetaj.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjen Tetaj.

Ndërkohë policia ka bërë të ditur se autor i vrasjes është djali i pronarit të kompanisë “Gogaj-ag” ku viktima punonte.

Postimi i plotë i Ramosajt:

Aksidentalisht ndahet nga jeta në moshën 29-vjeçare Agonis (Isuf) Tetaj nga Lluka e Ulët.

Tragjedia që ka goditur familjen Tetaj, na ka prekur rënd të gjithëve.

Ngushëllime familjes Tetaj dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Deçanit.

P.S sinqerisht lus mediat dhe portalet që të jenë të kujdesshëm me këtë rast tejet të rëndë për familjen dhe për të gjithë ne.

Ngushëllime!

Me respekt

BR

Image

 

 

(Kosova Sot)