Denoncimi/ “Policia po mban të fshehtë arrestimin e dhëndrit të dy zyrtarëve të PS”

  • 23 September 2018 - 20:01
Denoncimi/ “Policia po mban të fshehtë arrestimin e dhëndrit të dy zyrtarëve të PS”

Përmes një postimi në rrjetin social, ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari i cili shprehet se mbrëmjen e djeshme policia ka vënë në pranga dhëndrin e dy zyrtarëve të Partisë Socialiste.

Në denoncim qytetari shkruan se gjithçka është mbajtur e fshehtë, pasi dhëndri i Mensur e Vjollca Hoxhës, të dy këta zyrtarë të PS-së në Berat, kanë edhe vajzën punonjëse në prokurorinë e qytetit dhe kanë arritur ta fshehin ngjarjen.

STATUSI I BERISHES:

Narkopolicia mban te fshehte arrestimin e siçilisteve!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Z. BERISHA Mbreme kane arrrestuar dhendrin e Mensur Hoxha dhe Vjolla Hoxha, dy anetareve te struktutave te PS, vjollca ishtë vjet kryëyare e KZAZ Berat, e kane arrestura per shperdorim detyre tëk Drejtoria ë Transportit Berat, policia nuk e ka bere publike se eshte i PS. Bashkeshortja e zoterise, ose bajza e ketyre te dyve, para dy viteve e shkarkoj kryëtari i Bashkise Berat, per shperdorim detyre ështe ende ne prokurori ajo

 

(Kosova Sot)