Tentativë për vrasje në Elbasan, të shtënat nga makina terrorizojnë qytetarët

  • 23 September 2018 - 20:42
Tentativë për vrasje në Elbasan, të shtënat nga makina terrorizojnë qytetarët

Disa të shtëna me armë janë regjistruar këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, në vendin e njohur si “Shinat”.

Dëshmitarët kanë parë se nga një makinë është qëlluar me armë drejt një djali të ri i cili ndodhej në rrugë. Deri më tani mësohet see plumbat nuk kanë lënduar akënd, ndërsa makina nga ku u qëllua është larguar me shpejtësi.

Policia ka nisur hetimet dhe deri më tani ka arritur të identifikojë personin që ka qëlluar. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të mjetit.


(Kosova Sot)