Prishtinë, ujërat e zeza vërshojnë rrugët te "Mati 1"

  • 23 September 2018 - 20:47
Prishtinë, ujërat e zeza vërshojnë rrugët te

Ujërat e zeza kanë vërshuar rrugët te rrethrrotullimi te lagjja “Mati 1”, në Prishtinë.

Një qytetare ka dërguar pamje ku shihen ujërat e kanalizimit përgjatë rrugëve.

Qytetarja ka thënë se është e vështirë të kalohet andejpari për shkak të kundërmimit.

Ajo thotë se nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë, pasi që, sipas saj, pusetat e kanalizimit janë të bllokuara.

Qytetarja ka theksuar se për shkak të ujërave të zeza banorët po detyrohen të përdorin rrugë alternative.

 

 

(Kosova Sot)