Aksident i rëndë trafiku në Gjakovë, vdes një fëmijë - lëndohen 9 persona të tjerë

  • 23 September 2018 - 21:40
Aksident i rëndë trafiku në Gjakovë, vdes një fëmijë - lëndohen 9 persona të tjerë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës, në Komunën e Gjakovës.

Dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën në fshatin Meqë - duke shkaktuar vdekjen e një fëmije.

Si rezultat i aksidentit të tmerrshëm janë lënduar edhe nëntë persona të tjerë.

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj.

Të lënduarit në këtë aksident janë çuar me ambulancë në spital, ka bërë të ditur ai.

Besohet  se fëmija që ka humbur jetën është i gjinisë femërore.

(Kosova Sot)