“Le Monde” publikon hartën: Kështu do dukej Kosova pas ndryshimit të kufijve

  • 23 September 2018 - 22:49
“Le Monde” publikon hartën: Kështu do dukej Kosova pas ndryshimit  të kufijve

Gazeta franeze “Le Mond” po i kushton mjaft vëmendje korrigjimit të mundshëm të kufirit Kosovë-Serbi, duke thënë se projekti për rivlerësimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor po paraqitet si një zgjidhje e stabilitetit pas njëzet viteve të konflikteve të ngrira mes këtyre dy vendeve.

Përmes dy artikujve të publikuar për këtë temë, “Le Monde” thotë se  banorët e këtyre dy zonave kanë frikë  nga “spastrimi etnik”.

Ndërsa, në njërin nga artikujt, “Le Mond” ka dhënë edhe shpjegimin e gjeografit francez Michel Foucher. Sipas tij “kufijtë janë të paprekshëm nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, por jo të paprekshëm nëse të dyja palët arrijnë një marrëveshje”.

Foucher ka dhënë si shembuj bashkimin gjerman pas rënies së Murit të Berlinit.

“Midis viteve 1989 dhe 1992 në Evropë, duke përfshirë Ukrainën dhe Bjellorusinë – u themeluan 22 kufij të rinj, të gjatë 11.149 kilometra”, ka thënë ai.

Kjo gazetë gjithashtu ka publikuar një hartë të Kosovës, se si do të dukeshin kufijtë e rinj mes Kosovës dhe Serbisë.

Harta është e shoqëruar me mbishkrimin: “Midis Kosovës dhe Serbisë, mozaiku etnikë, infrastruktura kryesore dhe ndërtesat kulturore janë pengesa për projektin e ri- përcaktimit të kufirit”.

Sipas kësaj harte, komunat serbe : Leposaviqi, Zvecani, Zubin Potoku dhe Mitrovica do të kalonin me Serbinë ndërsa Kosovës do t’i bashkohej Lugina e Preshevës: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja

Image

 

 

(Kosova Sot)