Socialistët "lëvizin duart" për zgjedhjet... nis puna për të marrë shumicën në KQZ

  • 23 September 2018 - 23:29
Socialistët

Partia socialiste do te marre muajin e ardhshëm shumicën ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, shumice qe e humbi një vit me pare si pasoje e marrëveshjes Rama-Basha.

Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit ka njoftuar komisionin e ligjeve se 4 anëtarëve te KQZ u mbaron mandati e duhet te nise procedura për zgjedhjen e anëtarëve te rinj.

Anëtarët te cilët largohen nga institucioni qe administron proceset elektorale i përkasin dy Partisë Demokratike, një Partisë Socialiste e një Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Dy partitë e mëdha do te vendosin ke do te çojnë ne KQZ, por LSI e humbet te drejtën për te pasur një anëtar, pasi Veleshnja e ka marre mandatin si pjese e koalicionit qeverisës e tashme qe PS qeveris e vetme ky mandat i takon asaj.

Me 19 deputetet e saj LSI mund te marre një anëtar si forca e dyte e opozitës, por vendi tashme është i zënë nga Denar Biba i cili edhe pse faktikisht i përket PS, ligjërisht pas marrëveshjes Rama-Basha u votua ne KQZ si përfaqësues i Partisë Republikane për te kompensuar emërimin e Klement Zgurit qe i përket opozitës ne krye te KQZ.

Me emërimin e anëtarëve te rinj PS do te ketë 4 vota ne KQZ, ndërsa opozita vetëm 3.

Por një vit pasi marrëveshja Rama-Basha ka dështuar mbetet i paqarte fati i Klement Zgurit. Një vit me pare PS tentoi ta shkarkonte Zgurin por u tërhoq ne momentin e fundit.

Edi Rama: Nëse marrëveshja ka vdekur zoti Zguri është dëshmori i parë. Mendoj që nuk është këtu dhe sot momenti që ta bëjmë këtë debat. Ajo që un thashë kishte të bënte me mospërdorimin e shumicës për t’i dhënë fund këtij debati me logjikën e shumicës.

Nuk dihet nëse socialistet do ta largojnë Zgurin nga posti i kryetarit te KQZ apo do te preferojnë te mos e prekin KQZ ne një moment kur klima politike është e tensionuar.

 

(Kosova Sot)