Edhe një grua akuzon kandidatin për Gjykatën Supreme për sjellje të keqe seksuale

  • 24 September 2018 - 09:18
Edhe një grua akuzon kandidatin për Gjykatën Supreme për sjellje të keqe seksuale

Vetëm disa orë pasi, Christine Blasey Ford, kishte pranuar të dëshmojë para Komitetit të Senatit rreth akuzave që ka bërë kundër Brett Kavanaugh, të nominuarit të presidentit amerikan, Donald Trump, për Gjykatën Supreme, një tjetër grua ka nisur akuza shtesë kundër gjykatësit.

Më 23 shtator, avokatët e Ford kanë thënë se ajo është pajtuar të dëshmojë para Komitetit Gjyqësor të Senatit, më 27 shtator.

Ford, 51 vjeçare, ka akuzuar Kavanaugh për sjellje të keqe seksuale kur ajo ka qenë 15 vjeçare dhe gjykatësi 17 vjeç.

Kavanaugh në anën tjetër i kundërshton të gjitha akuzat.

Këto akuza kanë kthyer në situatë tensionuese procesin e emërimit të Kavanaugh si gjykatës në Gjykatën Supreme, pasi Komiteti Gjykësor i Senatit ka shtyrë votimin për nominimin e tij, pas akuzave të Fordit një javë më parë.

Ndërkohë më 23 shtator, mediat amerikane kanë raportuar se një tjetër grua ka akuzuar Kavanaugh për sjellje të keqe seksuale.

Në raportimet filletare, The New Yorker ka thënë se Deborah Ramirez, 53 vjeçare, ka akuzuar gjykatësin për sjellje të keqe gjatë një feste në Universitetin Yale në vitet 1980.
Disa demokratë kanë kërkuar që të shtyhet seanca e planifikuar për 27 mars, derisa supozimet e reja të hetohen.

(Kosova Sot)