Policia jep detaje rreth aksidentit ku vdiq 28-vjeçari nga Buroja

  • 24 September 2018 - 10:02
Policia jep detaje rreth aksidentit ku vdiq 28-vjeçari nga Buroja

Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar rreth orës 19:00, të datës 23 shtator 2018.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj - Klinë, në segmentin rrugor fshati Burojë, ku si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri viktima rreth 28 vjeçar, ndërsa me lëndime kanë mbetur edhe tre persona të tjerë, dy nga ta po kurohen në spitalin rajonal në Mitrovicë, ndërsa i lënduari i tretë është dërguar në QKUK.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture e një traktori, ndërsa dyshimet e para për shkaktarin e aksidentit konsiderohet të jetë qarkullimi i traktorit pa drita.

Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion.

(Kosova Sot)