Shkollat nuk ofrojnë cilësi të mirë në arsimim

  • 24 September 2018 - 11:13
Shkollat nuk ofrojnë cilësi të mirë në arsimim

Të anketuarit thonë se arsimi në Kosovë nuk është në nivelin e duhur nga parashkolloret tek niveli akademik

 

Ilir Baldedaj thekson se arsimi në Kosovë nuk është në niveli e duhur edhe pse ka përpjekje të pandërprera për përmirësimin e arsimit, por politizimi i tij është i skajshëm në të gjitha fushat nga parashkollorët deri te niveli akademik.

 

Sejdi Bytyçi mendon se Kosovës i duhet marrë si model Tirana, ku reformën arsimore e kanë kuptuar seriozisht. “Janë shumë para nesh dhe ecin me trendet e kohës e të Perëndimit”! 

 

Qemajl Krasniq thekson se aArsimi është mjeti kryesor i shoqërisë për t’i përgatitur të rinjtë për moshë madhore, mirëpo një pjesë e shoqërisë sonë kosovare nuk po i kushtojnë rëndësi këtij segmenti të rëndësishëm për jetë. “Është punuar në infrastrukturë të arsimit, po punohet në planprograme me kurrikulat e reja, mirëpo interesimi për zbatim nuk është edhe aq i kënaqshëm”.

 

Ilmi Rexhaj mendon se koha po tregon se Kosova po ec drejtë një arsimi të ri me kurrikula bashkëkohore. “Jam i bindur se më vonë arsimi në Kosovë do të kalojë këto sfida aktuale dhe do të jemi krenar me arsimin. Tani kemi probleme me arsimin”. 


 

(Kosova Sot)