Shoferi i autobusit i kërkon mito udhëtarit në këmbim të kalimit të kufirit

  • 24 September 2018 - 11:30
Shoferi i autobusit i kërkon mito udhëtarit në këmbim të kalimit të kufirit

Një shtetas i Shqipërisë ka raportuar në Polici se derisa po udhëtonte me një autobus, në kufirin Hungari - Serbi vozitësi i autobusit ia ka kërkuar 200 euro.

Sipas njoftimit të Policisë, arsyeja e kërkimit të parave ishte që shtetasi i Shqipërisë të shpëtojë nga autoritetet serbe, të cilët sipas raportit donin ta kthenin prapa.

Policia ka njoftuar edhe se ngjarja ka ndodhur në pikën e kalimit kufitar në Merdare.
Sipas njoftimit, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti ka vazhduar të hetohet në procedurë të rregullt.

Policia nuk ka dhënë detaje nëse për të njëjtin rast ka të arrestuar.

 

 

(Kosova Sot)