Prishtinë: Theret me thikë një person, të dyshuarit në arrati

  • 24 September 2018 - 11:34
Prishtinë: Theret me thikë një person, të dyshuarit në arrati

Një person është therur me thikë mbrëmë në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.

Policia e Kosovës bën të ditur se viktima është sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj.

Sulmi, sipas viktimës, ka ndodhur për shkak të një problemi të mëhershëm që kishte vëllai i tij me të dyshuarit.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.

(Kosova Sot)