KELMENDI: TURPI I TURPEVE QUHET RAMUSH HARADINAJ

  • 24 September 2018 - 12:15
KELMENDI: TURPI I TURPEVE QUHET RAMUSH HARADINAJ
 "Nuk do të ketë korrigjim, sepse pushtetarët shpifin lloj-lloj problemesh, siç është çështja e listave të veteranëve të UÇK-së, të cilat shpifen nga eksponentë të klanit "Pronto", në bashkëpunim me klanin "Haradinaj". Një korrigjim i tillë i kufirit me Malin e Zi nuk do të ndodhë kurrë dhe turpi i turpeve quhet Ramush Haradinaj, që e tradhtoi këtë kauzë dhe natyrisht se e paturpshme nuk do të shpëtojë as LDK-ja, që është nënshkruese e kësaj marrëveshje për Kosovën. Prandaj, kjo tokë do të humbasë, sepse është e harruar, sepse kështu deshën ta harrojnë politikanët dhe një shpresë e madhe ishte Ramush Haradinaj, që u dorëzua për një fije pushtet dhe krejtësisht pa fije turpi e harroi kufirin me Malin e Zi", theksoi analisti Jeton Kelmendi për "Kosova Sot"