Neziraj: Të luftohen haptazi monopolet

  • 24 September 2018 - 14:53
Neziraj: Të luftohen haptazi monopolet
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, për gazetën "Kosova Sot" vlerëson se Qeveria "Haradinaj" tani duhet të jetë konkrete, që të bëjë ndryshime rrënjësore dhe të merret më shumë me zhvillimin ekonomik të vendit. "Prandaj, për dallim nga qeveritë e mëhershme, kryeministri Haradinaj nuk guxon të ketë qeveri rutinë, sikur kanë qenë qeveritë deri më tani. Ajo duhet të jetë një qeveri dinamike dhe zhvillimore dhe të jetë kundër çdo të keqe që e ka kapluar këtë vend. Ne presim nga qeveria 'Haradinaj' që të kemi zhvillim të hovshëm ekonomik, i mbështetur në potencialin njerëzor dhe pasuritë natyrore të vendit tonë", është shprehur ai. Sipas Nezirajt, Haradinaj duhet të bëjë ndryshime rrënjësore në ekonominë vendore dhe të luftojë haptazi kundër monopoleve dhe krimit të organizuar në ekonomi, si dhe të krijojë një mjedis institucional dhe biznesor, të barabartë për të gjithë njëjtë. "Haradinaj duhet të mundësojë mobilizim maksimal të potencialit financiar të Republikës së Kosovës dhe të nxisë investimet e jashtme në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit", është shprehur ai. 

(Kosova Sot)