Policia “rrethon” Laçin dhe Lezhën, të paktën 22 persona shoqërohen

  • 24 September 2018 - 15:09
Policia “rrethon” Laçin dhe Lezhën, të paktën 22 persona shoqërohen

Policia dhe forcat e ndërhyrsjes së shpejtë kanë kryer një sërë kontrollesh të befasishme këtë të hënë në qytetet e Laçit dhe Lezhës e deri më tani mësohet se të paktën 22 persona janë shoqëruar për verifikim.

Policia ka nisur hetimet duke kontrolluar një numër të lartë automjetesh lukzose në këto qytete. Dyshimet janë se në Laç e Lezhë ka ende disa anëtarë të bandës së Bajrajve, disa prej eksponentëve të së cilës u kapën ditë më parë, ndërsa sot gjykata i la në burg.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare nga ana e policisë e cila me shumë gjasë do të dalë në një konferencë në përmbyllje të aksionit.

 

(Kosova Sot)