GURAZIU: THAÇI PO AKUZOHET SE KA DHËNË URDHRA PËR VRASJET E PASLUFTËS

  • 24 September 2018 - 16:13
GURAZIU: THAÇI PO AKUZOHET SE KA DHËNË URDHRA PËR VRASJET E PASLUFTËS

Analisti Ragip Guraziu thotë se tani, kur akuzuesit po dalin hapur para opinionit dhe po denoncojnë për vrasjet e pasluftës, del që gishti i madh i Hashim Thaçit po del shumë problematik. "Tani në shesh na dolën edhe disa gishtërinj të tjerë, si ai i ish-deputetit nga radhët e LDK-së, Gani Gecit, që thuhet se po e drejton gishtin ndaj Hashim Thaçit për vrasjet e pasluftës dhe po e akuzon të parin e vendit edhe djali i ish-zyrtarit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj, Shpëtim Hajdaraj. Por kur filluan të tjerët me gishta,Thaçi mbeti në heshtje totale. Kjo do ta rrënojnë akoma më shumë autoritetin dhe personalitetin e Hashim Thaçit, akuzat publike për vrasjet e pasluftës. Tani po e drejton gishtin Gani Geci ndaj Hashim Thaçit për vrasjet e pasluftës dhe po e akuzon po ashtu të parin e vendit edhe djali i ish-zyrtarit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj, Shpëtim Hajdaraj, dhe si po deklarojnë të dy këta Thaçi ka dhënë urdhra për vrasjet e pasluftës dhe se me të do të takohen në Gjykatën Speciale. Edhe pse po drejtohen akuza të rënda ndaj tij, vetë Thaçi ka zgjedhur të heshtë, megjithëse iu ndërpre fjalimi nga njëri prej pjesëmarrësve, i cili e pyeti presidentin se kush ishte personi që e vrau heroin Ahmet Krasniqi. Kjo heshtje flet shumë dhe krijon shumë bazë për të dyshuar derisa Geci dhe të tjerët akuzojnë hapur para medieve Hashim Thaçin se është urdhërdhënës për vrasjen e ish-ministrit të mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, gjatë luftës në Tiranë dhe se duke u munduar t'i ikë Gjykatës Speciale po mundohet kinse t'i nderojë heronjtë. Pesha e dyshimit bëhet akoma më e rëndë kur presidenti akuzohet si i dyshuari kryesor edhe për vrasjen e ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj, i cili ishte vrarë para hyrjes së banesës së tij në Pejë, në vitin 2002, e që gishtin drejt presidentit për vrasjen e zyrtarit të LDK-së, e ka drejtuar vetë djali i Smajl Hajdaraj, Shpëtim Hajdaraj.Tani me të drejtë po krijohet një bindje edhe në opinion se mund të jenë pikërisht këto raste dhe shumë të tjera si këto, që janë në Gjykatën Speciale, arsyet që po e shtyjnë Thaçin me çdo kusht t`ia mundësojë Aleksandër Vuçiqit ndarjen e Kosovës, të cilën ai po e quan 'shkëmbim të territoreve' dhe 'korrigjim të kufijve'", theksoi analisti Ragip Guraziu për "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)