Aliu: Kosova e ka humbur shansin për një shtet të së drejtës

  • 24 September 2018 - 16:14
Aliu: Kosova e ka humbur shansin për një shtet të së drejtës

Ky sistem nuk mund të ofrojë drejtësi të vërtetë, të pandikuar, edhe sipas analistit Bislim Aliu. "Pa dyshim, me këta gjyqtarë e prokurorë, të shitur e të interferuar, nuk mund të vendoset ligji, të cilët para se të veprojnë ata u raportojnë partive e njerëzve të inkriminuar të mafio-oligarkisë. Ndaj, krimet e 19 vjetëve të pasluftës e 10 vjetëve pas pavarësisë nga pushtetarët e fuqishëm dhe mafio-oligarkët e nëntokës kriminale, ku bëhet fjalë për qindra miliona euro, përmes monopoleve MVNO-s, 'Z-Mobile', e shumë krimeve të tjera ekonomike e politike, fare nuk ka shans të trajtohen e të hetohen nga kjo strukturë e prokurorisë dhe gjyqë- sorit, e lidhur me krimin e organizuar, pasi që janë pikërisht nëntoka kriminale dhe mafio-oligarkët e klanit 'Pronto', 'Coca Cola Zero' dhe të tjerëve, që vazhdimisht e mbajnë në "grusht" tërë sistemin e degraduar e të stërkequr të drejtësisë kosovare. Dhe, për këtë, Kosova e ka humbur shansin për një shtet të së drejtës, ku do të sundonte ligji dhe drejtësia dhe sot askush më nuk i beson sistemit të drejtësisë, të kapur gjithherë nga krimi i organizuar? Tani për këtë, edhe mund të pyetemi, a thua, si mund të kemi sundim të ligjit, në një vend kur politika dhe nëntoka kriminale, reduktojnë e bëjnë punësime në sistemin e drejtësisë, sepse po nuk pate lidhje me politikën dhe nuk u shërben atyre 100%, nuk mund të bëhesh as një punëtor i thjeshtë, e të mos flasim për prokurorë e gjyqtarë në "drejtësinë" kosovare", tha Aliu për "Kosova Sot".

 

 

(Kosova Sot)