Erdogan: “Opozita siriane të jetë pjesë e zgjidhjes politike në Idlib”

  • 24 September 2018 - 17:52
Erdogan: “Opozita siriane të jetë pjesë e zgjidhjes politike në Idlib”

Opozita e moderuar siriane duhet të jetë pjesë e zgjidhjes politike në Idlib.

Kështu tha të dielën presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, për gazetën ruse Kommersant.

“Mund të ketë qasje të ndryshme të vendeve të ndryshme rreth opozitës së moderuar. Por ne po mendojmë që opozita e moderuar duhet të mbetet në procesin politik”, tha Erdogan.

Erdogan tha se shteti që ai drejton iu dha përparësi civilëve që nga fillimi i çështjes Idlib.

Përfshirja e opozitës, sipas presidenti turk është e nevojshme për të përmbushur rendin e ditës në bisedimet e Gjenevës dhe Astanës.

Udhëheqësi turk tha se Turqia ka punuar për vite me radhë për të ruajtur paqen në Siri dhe për të ndihmuar miliona civilë të kthehen në shtëpitë e tyre.

Erdogan përshëndeti një marrëveshje midis Ankarasë dhe Moskës për të krijuar një zonë të çmilitarizuar në Idlib.

 

(Kosova Sot)