Nxënësit e klasës së parë në "Faik Konica" e nisin mbarë, u kërkohen nga 10 euro për perde

  • 24 September 2018 - 18:05
Nxënësit e klasës së parë në

Nuk është mbushur një muaj i plotë që kur ka nisur viti i ri akademik 2018/2019. Ndërkohë që shumë fëmijë për herë të parë u ulën në bankat e shkollës, me plotë vullnet e gatishmëri për të nisur një aventurë të re rreth dijes.

Në Shkollën Fillore “Faik Konica”, në Prishtinë, fëmijët e klasës së parë, pas 2 jave që nisën procesin mësimor u obliguan të dërgojnë nga 10-të euro për ndërrimin e perdeve.

Ani pse shumë prindër kanë dhënë shumën që u është kërkuar, një prind me vullnet të mirë ka marrë vendim që t’i sigurojë ato.

“Ne sot komunikuam me drejtoreshën e shkollës dhe na informoi, qe nje prind me vullnetin e mire I ka siguruar perdet dhe disa gjëra tjera në nivel të shkollës të cilat janë në proces”, thuhet tutje në një njoftim për prindër.

Njoftimi në fjalë, bënë me dije se për këtë ka qenë në dijeni edhe drejtoresha e kësaj shkolle.

Nga ana e tyre, prindërit nuk është se e kanë mirëpritur këtë iniciativë, pasi që sipas tyre me të nisur procesin mësimor atyre u është kërkuar që të kontribuojnë për infrastrukturën e shkollës.

Megjithatë, pas kërkesës së mësueses së klasës, prindërit kishin arritur t’i mblidhnin 180 euro, jo të gjithë kishin pranuar të japin këtë shumë të parave.

Image

 

(Kosova Sot)