Çka përmbajnë në të vërtetë 'iPhone XS' dhe 'XS Max'?

  • 24 September 2018 - 18:16
Çka përmbajnë në të vërtetë 'iPhone XS' dhe 'XS Max'?

Analistët kanë vënë në pah karakteristika të reja të pajisjeve më të reja të kompanisë "Apple", të cilat nuk janë theksuar me rastin e prezantimit të tyre. Këto 'zbulime' tregojnë se nuk ka ndryshuar shumëçka krahasuar me paraardhësin e këtyre pajisjeve, "iPhone X", por edhe se ndryshimet që janë përfshirë mund të jenë të rëndësishme.

 

'Duqi' i kamerës në celular është më i madh

Kështu, merret vesh se "iPhone XS" ka hequr dorë nga bateria duale paraprake, në llogari të një baterie të vetme, në formë të shkronjës "L". Por, "XS Max" nuk përmban një ndryshim kaq dramatik. Bateria e re e "XS" duket e çuditshme dhe e re, derisa bateria e "XS Max" i përmbahet dizajnit të njohur, thotë një burim. Bateria me dizajn të ri e 'XS' ka një kapacitet më të vogël, me 10.13 Wh (2,659 mAh me 3.81 V). Për më tepër, 'duqi' i kamerës në celular është më i madh, gjë që dmth se mund të keni nevojë për 'kuti' të re. "Kishte një gjë që 'Apple' harroi të përmendte në lidhje me kamerën e re: e tërë madhësia prej 32% duhej të manifestohej diku dhe del se 'duqi' i kamerës u desh të rritej paksa', thonë burimet, të cilat bëjnë me dije po ashtu se "iPhone"-t më të mëdhenj të "Apple"-s përmbajnë komponentë midis tjerësh nga "Intel Corp", "Micron Technology" dhe "Toshiba".

 

Fshehtësitë e "Apple"

Edhe pse "Apple" publikon një listë të gjatë të furnizuesve çdo vit, ajo nuk zbulon cilat kompani bëjnë cilët komponentë dhe insiston nga furnizuesit që të heshtin në lidhje me këtë. Ajo që është gjetur në një "iPhone" mund të mos gjendet te të tjerët dhe "Apple" nuk ka pranuar që të bëjë komente. Në të kaluarën "Samsung" e ka furnizuar kompaninë "Apple" me çipa të memories dhe besohet që kjo kompani të ketë qenë furnizuesi i vetëm i ekraneve të shtrenjta të pajisjes së vitit të kaluar, "Apple iPhone X". Edhe "Qualcomm" ka qenë furnizues i kompanisë "Apple" me vite të tëra, por tani gjendet i përfshirë në një betejë ligjore me të. 

 

 

(Kosova Sot)