Guvernatori akuzohet për përdhunimin dhe therjen e të dashurës shtatzënë

  • 24 September 2018 - 19:00
Guvernatori akuzohet për përdhunimin dhe therjen e të dashurës shtatzënë

Guvernatori kenian, Okoth Obado është akuzuar për dhënien e ndihmës dhe inkurajimin e vrasjes brutale të ish të dashurës së tij, një studente shtatzënë.

Arrestimi i guvernatorit erdhi disa javë pas zemërimit publik kur trupi i Sharon Otieno u gjet në një pyll.

Autopsia zbuloi se 26-vjeçarja ishte përdhunuar dhe goditur me thikë 8 herë në qafë, bark dhe shpinë.

Ajo humbi fëmijën gjatë sulmit.

Obado, guvernatori i Migori County, është në paraburgim dhe po pret rezultatin e aplikimit për lirim me kusht të martën.

Kryeprokurori i Kenias, Noodin Haji tha se ka ngritur akuza ndaj dy ndihmësve të guvernatorit, njëri për vrasje dhe tjetëri për ndihmë dhe inkurajimin e vrasjes.

"Sharoni dhe foshnja e saj e palindur humbën jetën e tyre në një mënyrë të frikshme dhe të tmerrshme në duart e vrasësve të saj. Për këtë arsye po sigurohemi që të gjithë autorët e veprës së neveritshme të dalin para ligjit,"-shtoi Haji.


(Kosova Sot)