Shtigjet drejt Evropës, janë dhe do të jenë brigjet drejt botës së re

  • 24 September 2018 - 19:38
 Shtigjet drejt Evropës, janë dhe do të jenë brigjet drejt botës së re

Shkruan:Militant Plakolli

Për çdo ëndërr, dëshirë, aftësi, ambicie e synim dhe itinerim normal jetësor, për çdo të ri të këtij vendi...Kosova, fatkeqsisht mbetët akoma një tokë frikshme dhe e minuar për vepruar dhe për të progereduar drejt së tashmes, ngase e ardhmja mbetet atje ku neve prosperojmë sot, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Harbimi dhe shfrenimi i vazhdueshëm social, i shoqëruar në zakonshmëri me anormalitetin e agonive të thella kolektive (fabrikimeve mediokre të lobeve të caktuara ideologjike) të mbështetura thellë nga brutaliteti dhe kanibalizmi koherent politik e partiak në vend, bëri që të luhatet stabiliteti demografik dhe të merr vlera pozitive ikja më parë se sa ballafaqimi. Amplituda të rrezikshme në diagramin e të bëmave të paturpshme të kësaj shoqërie sociopatike.

Arroganca nuk është armiku i dijës, pohonte Howkings, ndryshe nga që mendonte Kanti; Howkings mëtonte se; iluzioni i dijës mposhtë edhe dijën më të madhe, kështu, iluzioni i dijës është armiku më i madh për dijën... Prandaj, nuk është e çuditshme, mbase është tejet e natyrshme për rrethanat dhe kohën, që një i ri i këtij vendi ta sheh si zgjedhje Evropën dhe si zgjidhje shtetet e saja të zhvilluara, kundrejtë një Kosove të kriminalizuar dhe të poshtëruar nga jakat e saja të bardha. Nuk është armiku më i madh i Kosovës ai që e injoron praninë e tij brenda Kosovës, por ai që mbivlerëson praninë e tij brenda Kosovës... Me këtë krim e këtë klinetelë të bordelove partiake, Kosova ditë e më ditë po bëhet më prekëse dhe më dramatike, e aq më pak e dashur dhe tërheqëse për të rinjtë e saj. Problemi i tillë nuk zgjidhet e as nuk do të duhej të zgjidhej, të paktën jo këtu, jo në Kosovë.

Megjithatë, parabola dhe katapulta e paramenduar e këtij fenomeni do tejkalohej pa u zgjidhur, por do të kalohej, mbase. Çka nëse brenda ditës zhveshën nga imuniteti dhe nga iluzioni i dijës politike mbi 500 politikanë të profileve të ndryshme? Pastaj...kuptohet e dihet fati dhe dhomëzat e tyre të ideimit e të risocializimit në vetmi. Deri atëherë, shtigjet drejt Evropës janë dhe do të jenë brigjet drejt botës së re, përllogaritur në përmasa permanente dhe jo në ato temporale.

 

 

(Kosova Sot)