Arrestohet çifti, u përpoq të shiste fëmijën e palindur në Facebook

  • 24 September 2018 - 20:44
Arrestohet çifti, u përpoq të shiste fëmijën e palindur në Facebook

Një çift nga Egjipti është arrestuar pasi është përpjekur të shesë fëmijën e palindur në një grup në rrjetin social Facebook.

“Nëse është dikush i interesuar në adoptimin e një fëmije që do lindë brenda dy javësh, ju lutem më kontaktoni. Adoptimi bëhet drejtpërdrejt nga nëna dhe babai. Lejohen vetëm njerëz seriozë”, shkroi Hana Mohamed.

Postimi që u shpërnda në grupin “Adopto një fëmijë” shkaktoi zemërim të madh tek lexuesit, të cilët e raportuan incidentin në Këshillin Kombëtar për Fëmijërinë dhe Amësinë.

Çmimi për foshnjën e palindur ishte 111 dollarë dhe nuk diskutohej për ulje. Babai është pas hekurave dhe insiston se oferta vazhdon të jetë e vlefshme. Ndërsa nëna është në spital nën mbikëqyrjen e policisë.

Foshnja që do lindë është fëmija i dytë i çiftit.

Image

 

 

(Kosova Sot)