Nëse temperatura e Tokës rritet për dy gradë, Antarktida do të zhduket

  • 25 September 2018 - 09:13
Nëse temperatura e Tokës rritet për dy gradë, Antarktida do të zhduket

Nëse temperatura mesatare e Tokës do të rritej edhe me dy gradë të tjera dhe nëse do të qëndronte e tillë për disa mijëra vite, Antarktida do të humbiste të gjithë akullin e saj.

Ky është skenari i ndërtuar nga disa studiues të Imperial College në Londër dhe botuar në revistën Nature.

I koordinuar nga David Wilson, kërkimi ka rindërtuar historinë gjeologjike të kontinentit të bardhë përgjatë së kaluarës kur mbi Tokë janë regjistruar temperatura të ngjashme me ato që parashikohen gjatë këtij shekulli.

Kërkimi është përqendruar në sedimentet detare të pjesës lindore të akujve të Antarktidës, më e madhja dhe e shtrira e planetit, sa 60 herë sipërfaqja e Britanisë. Këtu mendohet se janë përqendruar mbi gjysma e rezervës ujore (të ëmbël) të Tokës, dhe që sipas studimeve, është gjithashtu edhe më pa e ndjeshmja nga ngrohja globale.

(Kosova Sot)