Pëson lëndime trupore nga zjarri, duke u munduar të shuaj flakën në stallë

  • 25 September 2018 - 09:35
Pëson lëndime trupore nga zjarri, duke u munduar të shuaj flakën në stallë

Një person nga fshati Pomozatin, Fushë Kosovë, mbrëmë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

Sipas poliocisë, i njëjti kishte informuar se ishte përfshirë stalla e tij nga zjarri.

Gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin, ai kishte pësuar lëndime trupore.

“Fshati Pomozatin, Fushë Kosovë 24.09.2018-20:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se është përfshirë nga zjarri stalla e tij. Gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin lëndime trupore ka pësuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot)