Digjet kafeneja e njohur në qendër të Prishtinës

  • 25 September 2018 - 09:35
Digjet kafeneja e njohur në qendër të Prishtinës

Mbrëmë, rreth orës 02:00, një nga kafenetë në rrugën ‘Rexhep Luci”, është përfshirë nga flakët.

Bëhet fjalë për kafenenë “Strip Depot”, e cila mësohet të jetë djegur në masë të konsiderueshme.

Sipas policëve në vendin e ngjarjes, ka dyshime se zjarri ka ardhur nga kuzhina e lokalit.

Sidoqoftë, Policia akoma po qëndron në vend të ngjarjes, dhe ka bllokuar një pjesë të trotuarit në rrugën e Kinos ABC.

(Kosova Sot)