Kosova ekstradoi 75 persona për një vit

  • 25 September 2018 - 09:36
Kosova ekstradoi 75 persona për një vit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se për një vit Kosova ka ekstraduar 75 persona.

Tahiri ka thënë se për një vit të mandatit të tij, Kosova ka bërë ekstradime drejt shumë shteteve të Evropës.

Ai ka thënë se drejt Gjermanisë i kanë ekstraduar 25 persona, ndërsa drejt Zvicrës 10.

Tahiri po ashtu ka thënë se shteti i Kosovës ka humbur dy milionë euro nga Avokatia Shtetërore për shkak se nuk ka staf të mjaftueshëm. Ai ka thënë se kjo ministri ka humbur vetëm nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës gati 500 mijë euro.

(Kosova Sot)