Arrestohet një shtetas i Serbisë në Prishtinë – kishte armë në brez

  • 25 September 2018 - 10:52
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Prishtinë – kishte armë në brez

Një shtetas i Serbisë është arrestuar mbrëmjen e të hënës në Prishtinë pasi i është gjetur nga Policia e Kosovës një pistoletë me gjashtë fishekë.

Personi në fjalë është liruar nga Policia e Kosovës në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, tek i cili gjatë kontrollit në brez i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6 copë fishekë. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot)