Grabiti familjen në Bulqizë, arrestohet i riu

  • 25 September 2018 - 11:08
Grabiti familjen në Bulqizë, arrestohet i riu

Një 23 vjecar është vënë në prangat e policisë së Bulqizës si autor i dyshuar i grabitjes së ndodhur pak ditë më parë.

Florenc Xheleku, 23 vjeç, banues në Bulqizë, ( Gjykata e Lezhës ka caktuar  masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.)

Ky shtetas dyshohet se me datë 22.09.2018, në bashkëpunim me dy shtetas  të tjerë, të maskuar dhe dyshohet se posedonin edhe armë,   kanë hyrë në banesën e shtetasit A.M, 50 vjeç  dhe pasi kanë kontrolluar për sende me vlerë,  janë larguar duke  marrë  automjetin tip benz në pronësi të zotit të banesës, ku më pas ky automjet  u gjet nga policia i braktisur.

Menjëherë pas ngjarjes Policia e Bulqizës, bazuar në informacionet  e shpejta të marra në rrugë operative si dhe mbi bazën e dyshimeve ka ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi i cili ishte  me masë  dënimi “Arrest në shtëpi”.

Shërbimet e Policisë nuk e kanë gjetur në banesë këtë shtetas  pasi ka ndodhur ngjarja . Policia e Bulqizës, ngriti pika kontrolli grackë, ku mbrëmjen e djeshme është kapur në afërsi të një lokali.

Në momentin e kapjes nga Policia ky shtetas  ka bërë rezistencë ndaj punonjësve të  Policisë dhe ka tentuar të largohet por është prangosur nga shërbimet e Policisë. 

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale "Vjedhje me armë", "Armëmbajtje pa leje", "Plagosje e lehtë", "Veprime në kundërshtim me Gjykatën" të kryera në bashkëpunim, "Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit", parashikuar nga nenet 140,278, 89, 321, 323, 25, të Kodit Penal.

(Kosova Sot)