Zgjedhjet e reja mund të sjellin një qeveri më të përgjegjshme

  • 25 September 2018 - 11:21
Zgjedhjet e reja mund të sjellin një qeveri më të përgjegjshme

Shumica e të anketuarve vlerësojnë se ka gjasa të kemi një qeverisje më të përgjegjshme se kjo qeveri skandaloze në pushtet


Nexhip Berisha mendon se duhet një parlament me profesional, me një organizim dhe funksionim me stabil në mbarëvatje dhe në marrje të vendimeve të rëndësishme kombëtare dhe një Qeveri që do të ishte më e vëmendshme në ruajtjen dhe shpenzimin me racional të Buxhetit të Shtetit.

 

Hasan Morina thekson se nëse shkohet në zgjedhje edhe populli duhet të vetëdijësohet dhe të japë votën për kandidatët meritor me programe të kapshme dhe të realizueshme në të mirë të qytetarëve e jo të votohet për hatër dhe për mëhallë.

 

Gani Elshani konstaton se nëse do të organizohen zgjedhjet e reja, shteti i Republikës së Kosovës ,do të ketë humbje të mëdha në disa aspekte duke u nisur nga proceset e rëndësishme që jemi duke kaluar tani .

 

Nezir Osmani thotë zgjedhjet e reja për Kosovë janë me se nevojshme sepse kemi nevojë për një strukturë të re politike  për ndryshime rrënjësore në parlament e qeveri për njerëz që kanë kryer shkollim të mirëfilltë.

(Kosova Sot)