KELMENDI: DY ALIBITË E "AGJENTIT" THAÇI

  • 25 September 2018 - 12:18
KELMENDI: DY ALIBITË E
Thaçi ka dy alibi të forta, ligjore: një të institucioneve të Serbisë, që e kanë angazhuar Hashimin si spiun e marionetë dhe e kanë penetruar në UÇK për ta sabotuar e komplotuar, tjetrën nga DGSEja franceze, e cila mund të ofrojë prova që e ka angazhuar për t'u informuar e për ta komplotuar UÇK-në terroriste, siç diskualifikonte atëherë Franca, e cila në Aleancën NATO ishte pothuajse vetëm vëzhguese, për ta spiunuar e komplotuar nga brenda. Pra, kemi raporte tepër të ngatërruara edhe në mes të shteteve anëtare të NATO-s, meqë disa prej tyre duan partneritet vazalistë me Rusinë... Fatkeqësisht deri tani asnjë institucion i Kosovës, as Qeveria, as Presidenti, nuk kanë paraqitur kërkesë për kompensim të dëmeve të luftës nga Serbia. Kjo është edhe një dëshmi më shumë se pushtetarët 'tanë' janë marioneta e kuislingë të Beogradit", theksoi Kelmendi për "Kosova Sot".