Albin Kurti i mbyllur në shtëpinë e Mustafës, çfarë po bisedojnë?

  • 25 September 2018 - 12:43
Albin Kurti i mbyllur në shtëpinë e Mustafës, çfarë po bisedojnë?

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po qëndron në shtëpinë e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, në Prishtinë. Takimi i tyre ka filluar para disa orëve.

Lideri i Vetëvendosjes ka shkuar para dy orëve në shtëpinë e Mustafës dhe po vazhdon të qëndrojë aty.

Nuk dihet se për çka janë duke folur Kurti dhe Mustafa, megjithatë vetë lideri i VV-së ka treguar se kohëve të fundit e ka vizituar disa herë kreun e LDK-së.

Ndërkaq Mustafa dje ka mbajtur mbledhje me Grupin Parlamentar të partisë, më vonë edhe me kryesinë e LDK-së. Pas kësaj mbledhjeje ata përsëritën se nuk marrin pjesë në protestën e organizuar më 29 shtator.

Protesta e Vetëvendosjes me sloganin “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu” po organizohet me qëllim të kundërshtimit të Presidentit Hashim Thaçi dhe idesë së tij për ndryshimin e kufijve. 

(Kosova Sot)