Kurti: Thaçi po kërkon foto me Trumpin, takim me Putinin

  • 25 September 2018 - 12:44
Kurti: Thaçi po kërkon foto me Trumpin, takim me Putinin

Lideri i VV’së Albin Kurti ka thënë se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Gjermania është aleati numër dy i Kosovës menjëherë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por sipas tij, Presidenti Hashim Thaçi po punon që Moska ta marrë vendin e Berlinit.
Kurti ka përmendur përsëri një takim të Thaçit me Kryeministrin e Rusisë Dmitry Medvedev në Pallatin e Erdogan muaj më parë duke e përmendur edhe një deklaratë të tij se ai dëshiron ta takojë edhe Putinin ndërkohë që duke u ndërlidhur me punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, Kurti ka thënë se Thaçi me Presidentin e SHBA’ve e do vetëm një fotografi.

"Amerika është aleati ynë kryesor, kurse Gjermania është e dyta. Por, presidenti Thaçi po punon që ta zëvendësojë Gjermaninë me Rusinë. Ai me Trumpin synon fotografi, e takim me Putinin", ka thënë në një intervistë në Interaktiv, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

(Kosova Sot)