Vetëvendosjes i shtohet mbështetja për protestën e së shtunës: Ja kush iu bashkua!

  • 25 September 2018 - 12:57
Vetëvendosjes i shtohet mbështetja për protestën e së shtunës: Ja kush iu bashkua!

Edhe pse kane mbetur edhe disa ditë deri tek protesta e së shtunës, Vetëvendosjes po i shtohet mbështetja.

Analistë e profesorë kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë më 29 shtator në protestën e thirrur nga VV.

Analisti Haki Abazi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur arsyet e pjesënarrjes në protestë.

Shënimi i plotë i tij:

Une e dua Kosoven e s’i nenshtrohem nje njeriu qe do me nda e me shkatrru.

Me 29 Shtator ne ora 14:00 ne Prishtine, flet populli, qytetaret e Republikes se Kosoves. Zeri i mbrojtesve te vertet te Pavaresise. Me 29 Shtator tregohet se si ne menyre krejt paqesore e te qete tregojme kush eshte pronar i shtetit te Kosoves.

Me 29 Shtator ne ora 14:00 tregojme se kush eshte patriot, kush e do vendin, kush i kujton heronjet qe kane ra per liri e pavaresi, ju tregojme kush eshte prinder qe kujdeset per te ardhemen e femijeve te tyre, aty ne shesh tregojme kush eshte edhe intelektual i vertet dhe qe ka integritet e dinjitet e nuk shitet per pare e privilegje.

Me 29 Shtator nuk kemi me u msheh e as nuk kemi me gjete aresyje pse nuk duhet me dale po me 29 Shtator kemi me u pa bashke, se bashke jemi te forte, bashke jemi te pathyeshem ne qellimet fisnike per shtetin e se drejtes dhe shtetin e qytetareve. Me 29 Shator kemi me tregu qe sovrani eshte gjalle, qe demokracia nuk ka vdekur, se vlerat e ketij populli qe ka kalu shume kohe te veshira nuk jane zbehe, se ne dijme me mbeshtet njeri tjeterin per me mbrojte atdheun e memedheun.

Me 29 Shtator ne tregojme paqesisht e denjesisht qe nuk lejojme me ardhe Vucic me rehabilitu Millosevicin ne vendin e krimit e te dhunimit. Nuk lejojme qe Vucici me kercnu e me dhunu vendin dhe njerezit tane.

Me 29 Shtator kemi me ju thene Jo dhunusve te shtetit, pervetsuesve te pasurive shtetrore, kemi me refuzu me qene pjese e heshtjes ndaj dhunes kunder gruas, nuk kemi me leju me i dhunu veteranet e vertet dhe nuk kemi me leju me dhunu te ardhmen e femijeve tane.

Me 29 Shtator kemi me tregu qe vizioni per Kosoven Evropiane eshte gjalle dhe ka me mbet gjalle pergjithmone.

Pos Abazit edhe profesori Bekim Baliqi ka bërë të ditur se do të protestoj më 29 shtator.

Njoftimi i plotë i tij:

Te shtunen me 29 do te protestoj, jo pse perkrahi ndonje subjekt politik e as pse jam kunder ndonje tjeter. Por qe te shpreh revolten KUNDER pazareve me shtetin, KUNDER atyre qe ne vend perfaqesimit na mashtrojne, ne vend mbrojtjes na frikesojne, ne vend zhvillimit na zhvasin e ne vend te shpreses na sjellin zhgenjim ne shtet. Nese nuk i ndalim tani, breza te tere kane me na kthy shpinen neve e atdheut.

(Kosova Sot)