Ismaili: Projektligji parasheh rritje të pagave për mjekët si asnjëherë më parë

  • 25 September 2018 - 13:10
Ismaili: Projektligji parasheh rritje të pagave për mjekët si asnjëherë më parë

Projektligji për Pagat që ditë më parë ka kaluar në Qeveri dhe është proceduar në Kuvendin e Kosovës për votim do të sigurojë rritjen e pagave për mjekët si asnjëherë më parë.

Kështu ka thënë Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në tryezën ku po diskutohet për Projektligjin për Pagat të organizuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

“Projektligji për Paga parasheh rritjen e pagave për mjekët si asnjëherë më parë. Ky projektligj është një hap i duhur në drejtim të duhur, dhe në momentin që do të kalojë në Kuvend do të jetë një hap i rëndësishëm për profesionistët shëndetësorë”, ka thënë Ismaili.

Më tutje, ai ka ftuar të gjithë deputetët dhe akterët tjerë të rëndësishëm që të punojnë së bashku në përmirësimin e këtij projektligji, në mënyrë që ai të kalojë pa u vonuar.

“Nuk do të ketë reformë të plotë në shëndetësi pa rritjen e pagave për mjekët. Ky ka qenë angazhimi im prej fillimit të mandatit. Projektligji i votuar ditë parë në Qeveri dhe i proceduar në Kuvend, siguron rritjen e pagave si asnjëherë më parë për mjekët tanë. Në tryezën e organizuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, ku morën pjesë edhe deputetë dhe anëtarë të Komisionit për Shëndetësi, kërkova që ky projektligj, me disa ndryshime të vogla, të mbështetet dhe të votohet pa u vonuar, në mënyrë që mjekët tanë të gëzojnë sa më parë paga të dinjitetshme”, ka shkruar Ismaili nw Facebook.

(Kosova Sot)